(FOTO: Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit)
‘Do të lançojmë sot segmentet Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe segmenti tjetër Lekaj – Fier do të hapet sot gara ndërkombëtare’, tha ne ceremonine perkatese, zv. kryeministre dhe ministre e Infrastruktures, Belinda Balluku..
Hapet gara për projektin e aksit Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu! Aksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h. Lajmi është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës, njëherazi edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
“Para dy vitesh është bërë studimi i fizibilitetit. Hapëm tenderin pati shumë interes nga kompanitë, por më pas nisi pandemia dhe patëm një tërheqje të financuesve sepse bankat u tërhoqën për shkak të pasigurisë. E shtymë disa herë afatin e këtij procesi. Edhe një ofertë u s’kualifikua pasi nuk plotësoi kriteret teknike. Kompania ofertoi me 96 muaj që nuk përputhej me kërkesat e qeverisë. Kemi vendosur që një pjesë të korridorit blu 114 km do të hapim sot Milot-Fier, do e segmentojmë duke iu dhënë më shumë mundësi kompanive që të garojnë.
“Do të lançojmë sot segmentet Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe segmenti tjetër Lekaj – Fier do të hapet sot gara ndërkombëtare. Për segmentin tjetër Thumanë Kashar ka nisur puna, ndërsa për segmentin tjetër Milot Muriqan po presim projektimin nga konsulentët. Në autostradë shpejtësia do të jetë nga 90 deri në 130 kilometra. Përfitimet ekonomike pritet të jenë 2000 të punësuar, 400 milionë euro përfitim, do kemi më pak aksidente, kosto më të ulët për transporti dhe rritje të turizmit pasi shkurtohen distancat nga veriu në Jug. Do të ketë një ndikim të ndjeshëm në ekonominë e vendit”, tha Balluku.
Kryeministri Edi Rama tha se gara është e drejtë dhe jo me një tender të paracaktuar, siç opozita ka pretenduar. Duke iu përgjigjur atyre, Rama, tha se këto akuza për korrupsion nuk qëndrojnë, teksa dha dhe shembullin se si qeveria shqiptare ka refuzuar një kompani gjigande, pasi nuk plotësonte kriteret dhe nuk ishte në interes të vendit.
“Gara do jetë e suksesshme, për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim”, tha Rama.
Në diskutimin e projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dhënë detaje për rrugën e Arbrit duke thënë se brenda 17 muajve do të dorëzohet tuneli i Murrizit. Ndër të tjera theksoi se kanë hasur vështirësi ndaj është rishikuar projekti dhe është shtyrë afati kontraktual.