Rruga kaq shumë e diskutueshme në tribunat politike, që nga legjislatura e kaluar, tashmë ‘u mbyll’.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga Tirane – Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform të gjitha normave dhe standardeve të sigurisë.
Vonesa e shkaktuar për hapjen e këtij aksi rrugor erdhi për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të reshjeve të dendura të shiut këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht për qytetaret./
Veritas.com.al/