I hapet rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.
“Të gjithë e dimë se kush na ka sjellë këtu sot, ai është I.M dhe gjithçka thuhet për të në dosjet e ish sigurimit duhet të sqarohet”. Ky ishte thelbi i fjalës së Kryeministri Rama sot në seancë plenare teksa diskutoheshin nismat ligjore për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.
Kryeministri tha se Komunizmi një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes. Duke pjellë komunistë anti komunistë.
“Dhe jo më kot Havel thotë se më i ziu i komunistëve është komunisti anti komunist. Mu kujtua At Zef Pllumi i cili ka thënë ‘Don më dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, nigjo kush ulëret më shumë prej tyne’. Mjafton të marrësh ulëritësin nr. 1 që nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe sa ka ulëritur si antikomunist dhe nuk e bëri edhe duke pasur 8 vite rresht. Ai lustracioni është akt barbarie që është rrëzuar kohë përpara sesa ta tentonte pjella anti komuniste e komunistit nga GJEDNJ. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën kur votuar raportin e Marty, ai lustracioni është fiks si kjo pamja këtu në sallë. Ku e ke Oerd ‘non grata’? Pse nuk vjen ai këtu që t’i japë rrugë hapjes së dosjeve, që janë dosje të personave me rëndësi që nuk hapen dot. Kjo është ironia e at Zef Pllumit, se ne i kemi hapur dosjet. Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-sigurimit. Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se komunizmi ka vdekur, por ajo që vazhdon jeton është pjella e ligë e komunistit, anti-komunist si frymë dhe qasje.
“Të torolisë dynjanë, jo lustracioni, viktimat, xhelatët, këtu është e thjeshtë, hiqet një pengesë dhe të gjitha figurave të rëndësishme të shtetit u hapen dosjet që u janë mbajtur mbyllur me një certifikatë pastërtie nga shok. Shik i ka mbuluar ata që i duheshin për të krijuar gjithë këtë vorbull. Prandaj është shumë e thjeshtë, ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M. Doli një I.M u mbush dynjaja me fjalë u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M. A është I.M që u shkon mendja atyre për keq, apo ndonjë I.M tjetër. Shumë thjeshtë u zbulua, apo u kujtua që ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet kjo kategori dhe të lehtësohen gjithë. Largqoftë të mësojmë që shtetasin IM. E paskemi pasure merre e ngjite ku ka pasur vend në të gjithë piramidën shtetërore. Ule, vëre. Kot e komplikojmë. Kjo është një arsye për ta parë qartë se kush është kush në këtë teatër të madh. ‘Non grata’ bashkë me krahun radikal anti-juridik. Se ti je krahu juridik Oerd. Të gjithë kanë marrë arratinë, sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh se kanë të mundur ta përballojnë. Se kanë shumë arsye. E dyta si mund tu thuhet shqiptarëve luftojmë për dinjitet. Kur vetë i shmangesh një ballafaqimi me të vërtetën. Një kreshnik që u thotë shqiptarëve bashkoheni me mua për dinjitet, nëse ka respekt për dinjitet thotë menjëherë ta marrin vesh. Jo vrap rrezik, është me shtetasin I.M, nëse është ai që thonë gojët e liga, unë shpresoj që jo. S’ka sekrete shtetërore të asaj kohe, do ta hapësh merre lexoje”, tha Rama në Kuvend.
Në përgjigje të kryeministrit Rama, deputeti i Rithemelimit Oerd Bylkbashi i tha Rmës se testi i tij do të jetë ligji i lustracionit, nëse do ta votojë apo jo, dhe kjo do të tregojë sipas tij nëse e ka ndarë shpirtin nga komunizmi.
E dyta pyetja që kam është e thjeshtë a je që kriminelët e komunzimit të ndalojnë që të marrin funksione në Republikën e Shqipërisë dhe ata që janë në detyrë të largohen. Vetting është edhe ai, a je për vettigunin. Në këtë votim nuk shihemi për ligjin që nuk hapin asgjë, hap gjitha dosjet. Në bashkë shihemi kur të votohet ligji i lustracionit”, tha Bylykbashi.
“Në fund të fundit, thash për ty ishte një sprovë e vogël, për të treguar në një monomet për një shërbim ndaj shqiptarëve, por ti e ke bërë nga inati i dikujt. Do e votosh personalisht apo jo. Se nuk e the. Nëse është sprovë po ta them tani, sprovë ke lustracionin ti, sepse ti ndihesh i sfiduar sepse ti e menduar se do na kishte kapluar edhe ne, se meqë është një amendament i sjellë nga ne i përqafuar nga ju të duket sikur ka kompleks…Për lustracionin, kjo është sprova. Kaq ishte kjo punë, hajd ta votojmë. Se mbaj mend seancën e fundit, a do e votosh, a do e votosh. Ti do e votosh”, tha Alibeaj.