Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar ditën e sotme me kryeministrin, Edi Rama në Tiranë.

Haradinaj e ka cilësuar si një takim vëllazëror, ndërsa shton se kanë diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe Rajoni.

Kreu i AAK-së shton se i ka kërkuar kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj

Postimi i Ramush Haradinajt:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.