Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë gjatë vizitës së tij në Kiev. Teksa ka ndarë disa foto nga takimet, Hasani shprehet se nënshkruan edhe një Memorandum Mirëkuptimi, me fokus bashkëpunimin në integrimin evropian.

Ministri ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në rrugën drejt paqes dhe të ardhmes evropiane.

“Takime produktive në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.

Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane.“, shkruan ministri Hasani.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *