
Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë. Ish presidenti i Kosovës gjendet në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor babai i tij.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle ka konfirmuar vizitën e Thaçit.
“Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Sekretariatin që ta menaxhojë një vizitë me mbikëqyrje në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.
Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi i është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.
Komente