Frrok Çupi

Ai erdhi nga Haga për të vizituar varrin e të atit, por pa shumëçka në Kosovë. Këtu në Ballkan njeriun më të lartë e quajnë ‘Hero’, edhe pse fëmijët nuk e kuptojnë këtë fjalë siç e thonë të rriturit. Hashim Thaçi është kthyer në Hero për kohë të gjatë, ndoshta shekuj.

Ndoshta po ta linin vetëm me Luftën Çlirimtare të Kosovës, ku ky ishte komandanti dhe ikona, nuk do të ishte ky Hero.

Por mbasi u zmbraps Serbia me ushtri, vendin e zuri anti- Çlirimi, përfaqësuar nga Albin Kurti. Edhe ky vjen nga jashtë Lufte, jashtë Kosove, familjen nuk e ka prurë asnjë ditë të jetojë në Kosovë.

Kështu është ngrehur Lufta në Kosovë pas Çlirimit.

Anti- Çlirimtarët fituan. Albin Kurti e mbylli Hashim Thaçin në Hagë, aty ku është një prokurori që ushqehet si ‘iluzion për drejtësi’. Vetëm presidenti i Amerikës Donald Trump e ka kuptuar se aty nuk është ashtu siç thuhet.

Por sidoqoftë, Kurti, prej pesë vjetësh është i qetë dhe i fituar kundër Thaçit.

Po të mos kishte vdekur Haxhi Thaçi, babai i Hashimit, zor se do të kuptohej apo pranohej që Hashim Thaçi ka dalë fitimtar edhe në këtë luftë.

Vetëm një fakt i thjeshtë e vërtetoi ekuacionin:

Fakti që sa u duk Hashim Thaçi në Kosovë, dy ditë, asnjë sekondë nuk u duk Albin Kurti. As për një filxhan kafe në mort.

Pse vallë e luftuan ne Kosovë Hashim Thaçin derisa e dërguan në Hagë?…

Për të sunduar vetë, me patjetër dhe si vdekja Albinit i duhej kjo.

Ashtu siç edhe për të fituar lirinë, shtetin dhe Kosovën shtet, duhej patjetër që te dilej në lufte. Ne atë lufte doli Hashim Thaci por nuk u duk Kurti.

Po çfarë ndodhi kështu?

Ndodh me individët njësoj siç ndodh me kombet. Edhe individët shkojnë në luftë me të njëjtat motive me të cilat shkojnë kombet në luftë.

Si nisi lufta e Albinit?

Duke rrëzuar Hashimin. Hashimi nuk rrëzohej kollaj. Atëherë rrëzoi bazamentin që e mbante; dhe, bazamenti ishte vlera kombëtare shqiptare. Në mes të të gjithë botës Kurti deklaroi se ‘kombi shqiptar ka kryer krimet më monstruoze’’ gjatë Luftës. Fjalë për fjalë kështu e tha para Botës:

‘Shumë krime kanë kryer serbët!- tha Kurti- por shqiptarët kanë kryer krime më monstruozë deri në trafiqe organesh njerëzorë’.

Thaçi dhe kombi shqiptar u paketuan si gjëja më e zezë në botë. Po ta kishte thënë këtë tmerr vetë Jul Çezari, Roma e fuqishme do të binte menjëherë.

Atëherë, bash për këtë u rrëzuan si Hashimi dhe kombi.

Ai (Kurti) u shfaq fitimtar deri në çastin kur dha shpirt një burrë 86 vjeç, që është babai i Hashim Thaçit. Këtu ra kryeministri. Hashimi erdhi, pa rrethe rrotull, por nuk u pa Kurti!

Thaçi nuk erdhi pardje në Buronjë për të shpëtuar Kosovën.

‘A e doni ashtu…, ashtu e gëzofshi!’.

Por erdhi se i kishte rënë jo perandoria e ‘Çezarit’, i kishte rënë kulmi i familjes. Hodhi një sy edhe në Kosovë dhe kuptoi se po vetë ishte edhe fituesi

Atëherë pse duhej të ishte Albini kryeministër? Që Hashimi të lidhej në Hagë, mundësisht edhe babai të mos i vdiste kurrë që të bëhej shkak për t’u kthyer.

Po pse duhej izoluar Hashimi?… Që të mbetej kryeministër Albini.

Por ndërsa po izolohet Kosova. Deri tani, që ditën e Hashimit, asnjë njohje e re në botë, asnjë institucion nuk e pranon Kosovën, kufizimet po lidhin nyjën edhe në projektet e shtetit. Albini nuk lejohet të takohet me burrat e shteteve aleate.

Po atëherë pse është kryeministër? Që të dëshmohet se në Kosovë nuk vlen liria. Kinse Perëndimi kur mbështeti lirinë e Kosovës, gaboi e po gabon mbasi ky popull është monstruoz ne krime (!).

Spitali e solli punën deri këtu; spitali i Haxhiut. Hashimi nxori nga spitali të atin, por jo Kosovën. Këta e lënë në spital që dikush të vijë t’i bëjë derman. Ndoshta një  sundues i huaj ziliqar.

Atëherë pse  kombet shkojnë në luftë? Edhe për Kosovën e çliruar kjo është kthyer në dilemë. Në luftë kombet shkojnë për të mundur të vetin, apo armikun?

John Stoessinger, autor i studimit ‘Pse kombet shkojnë në luftë?’, e gjen arsyen te perceptimi që ka ndaj kundërshtarit. Ky mund të jetë i gabuar ose jo.

Por edhe individi, të njëjtat skille si kombet ka.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *