Kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar sot hetimin e ish-ministrit Niko Peleshit pasi lejoji tregtimin e insekticidit Silicon Mix.

Ky insekticid nuk është pleh, për këtë arsye Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi 4600 litra helm të rrezikshëm.

Por argumenti i AKU nuk ishte bindës për ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, edhe pas paralajmërimit ai urdhëroi që kimikati Silicon Mix të rikthehej në raftet e farmacive bujqësore të vendit, ku sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit urdhri i ministrit ishte i jashtëligjshëm.

Kujtojmë që përdorimi i Silicon Mix-i një vit më parë u denoncua nga Top Channel, sot është Kontrolli i Lartë i Shtetit që thotë se Silicon Mix-i nuk duhej të rihidhej në treg pa i bërë analizat laboratorike.

Veritas.com.al/