
Kreu i SPAK Altin Dumani, ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Dumani u ndal tek krimet zgjedhore. Ai theksoi se ka pasur një hetim të shpejtë para zgjedhjeve.
“Kemi 192 materiale procedime penale. Po ashtu janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat kanë kaluar në fazën e hetimit aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i procedimit penal. Po ashtu, 40 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, ndërsa 17 të tjera janë bashkuar me procedime ekzistuese”, tha Dumani.
Më tej sqaroi se nga procedimet penale; 22 janë referuar nga policia; 1 nga shërbimi i burgjeve; 9 nga prokuroria e posaçme.
3 nga kallëzime qytetare dhe shtetas; 4 nga subjektet politike dhe 1 është ndarë nga një procedim i mëparshëm. Ndërsa 35 procedime penale janë për korrupsioj aktiv në zgjedhje. 4 procedime korrupsion aktiv dhe pasiv. 1 për përdorim funksioni publik për politike.1 për përdorimin funksion publik dhe shpërdorim detyre ndërsa 1 kanosje ose dhunim i pjesëmarrjes”.
Ndër të tjera kreu i SPAK tha se janë ushtruar disa kontrolle banese, e zyre personale.
“Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit. Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota”, shtoi ai.
Komente