Sot mund të quhet dita e tretë më e trazuara mbi një akuzë të rëndë që ka nisur të rëndojë mbi kryetarin e PD (në opozitë) Lulzim Basha për përfshirjen në një aferë financimesh ruse për PD.

‘Stuhia’ ngrihet në një moment kur nga ana e BE dhe SHBA është konstatuar një rritje e influencës ruse në Ballkan. Vetë zyrtari i lartë i administratës Trump, Wess Mitchell, i cili ndodhet në një turne diplomatik në kryeqytetet e Ballkanit, nuk ka pranuar të vizitojë Tiranën në këto situata.

Kjo është klima e takimit të sotëm mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Takimi ka nisur në orën 12:00 dhe ka vazhduar rreth gjysmë ore.

Veritas.com.al/