Kandidatja Demokrate  për President, Hillary Clinton është trajtuar për pneumonia, tha mjeku i saj, pasi Hillary ra e sëmurë në ceremoninë shtetërore kushtuar 11 shtatorit.

Dr Lisa Bardack tha se të Premten ajo ishte diagnostikuar me pneumonia dhe ka marrë antibiotik; por është dehydatuar gjatë ngjarjes në Nju Jork.

Doktoreshta, në njoftimion e saj tha se ajo tanimë është ri- hydratuar dhe po “shërohet mirë”.

Por zyra e fushatës elektorale thotë se zonja Clinton kja anuluar një udhëtim për fushatën në California për shkak të sëmundjes.

Clinton  kishte parashikuar ta linte Californinë të Hënën në mëngjes për dy ditë udhëtim ku përfshihej mbledhje fondesh dhe fjalime mbi ekonominë.

“Secretarja Clinton ka pasur një kollë thuajse si alergji. Të Premten teksa kolla nuk po i pushonte, ajo u dërgua shpejt për diagnostikim nga pneomonia”, tha Dr Bardack në njoftim.

“Ajo u vendos në regjim antibiotikësh dhe u këshillua që të pushonte dhe të modifikonte axhendën”, vazhdon njoftimi.

Të Dielën, një video e paraqiti Sekretaren Clinton të ndihmuar nga ndihmëset e saj duke e vednosur në një makinë teksa linte ceremoninë e 11 Shtatorit në Nju Jork.

Kundërshatërt e saj Republikan e kanë përfolur gjendjen e saj shëndetësore, duke iu thënë mbëstetësve se Clinton “i mungon qëndrueshmëria mendore dhe fizike” për të shërbyer si President dhe për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Muajin e kaluar Dr Bardack tha se ajo ishte “me një shendet të shkëlqyer dhe e përshtatshme për të shërbyer si President në Shtetet e Bashkuara”.

Ajo ka bërë një shërim të plotë nga operacioni që kreu në vitin 2012 për mpiksje gjaku, tha doktori.

(Sipas BBC)