Nuk ka asnjë arsye që dikush të luftojë për ndonjë zgjedhje për President- shkruan autori.

Votuesit nuk mund të thuash se kanë ndonjë zgjedhje mes një kandidati perfekt dhe tre të tjerëve. Por është një bezdi kombëtare që kandidatja Demokrate i përket burgut, jo Presidentit.

A ka njeri nevojë për një listë të krimeve të Clinton?- pyet gazetari. Do të më pyesin votuesit të printoj një listë. Ndoshta vetë ekipi i zotit Trump ka publikuar listën në 50 gazetat kryesore, që zë të gjitha faqete gazetës. Në këtë listë janë 100 arsye për ta “dërguaar HRC në  Arkansas — derisa t’i vijë dita për në Gjykatë”, shkruan Breitbart. News.

Autori rëndit disa nga arsyet, që siç thotë, do të mbushnin gjithë faqet e gazetës sikur të printoheshin komplet.

-Përdorimi i serverëve privat për emailet e klasifikuara të Departamentit të Shtetit

-Clinton gënjeu Kongresin, FBI dhe popullin amerikan mbi emailet e klasifikuara.

– Clinton si sekretare e shtetit e SHBA mbështeti kandidatin e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt për president dhe kundërshtoi largimin e tij nga pushteti nga koalicioni pro- amerikan dhe anti- Islamist.

– Kur ishte në Arkansas që punonte për një firmë private avokatie, Hillary Clinton mbrojti me sukses një djalë përdhunues dhe më vonë qeshte me atë që bëri.

-Clinton nuk mund t’i arratiset përgjegjësisë për vdekjen e katër amerikanëve në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Benghazi më 11 shtator 2012.

-Clinton gënjeu popullin amerikan për muaj të tërë rreth planeve të Al Qaeda për të sulmuar Benghazin, me qëllim që të ndihmonte rizgjedhjen e Obamës si president i Amerikës në vitin 2012.

-Si sekretare e Shtetit, në vitin 2010, Hillary Clinton propozoi “sulm me drone” mbi Julian Assange- themelues i WikLeaks, dhe propozoi që të vritej Assange me qëllim që të ndaloheshin zbulimet e mëtejshme.

-Emailet e Clinton dhe mesazhet të zbuluara nga Wikileaks e tregojnë Clinton njeriun që aprovon transportin e armëve te grupet e njohura xhihadiste në Lindjen e Mesme.

-Të emëruarit politik të Obamës në Departamentin e Drejtësisë, prej shumë muajsh kanë bllokuar hetimet e FBI mbi Fondacionin Clinton, me qëllim që të vonohen hetimet deri pas Nëntorit, për arsye të ditura politike.

-Ndërsa ishte sekretare Shteti, mbi gjysmës së njerëzve që ka takuar, iu ka kërkuar donacione për Fondacionin Clinton.

-Fondacioni Clinton kërkonte 100,000 dollarë donacion për  një takim personale me Bill Clinton.

-FBI, aktualisht po heton aktivisht mbi formulën “pay-to-play” (paguaj që të luash) në aktivitetet e Fondacionit Clinton, që ka angazhuar miliarda dollarë në të dy anët (nga vendi dhe nga bota) si donacione për të fituar akses në kontratat qeveritare dhe për të influencuar në politikat qeveritare. Këto janë krime federale dhe do të shërbejnë për një akuzë mbi Fondacionin Clinton dhe mbi të dy, si Hillari edhe Bill.

-Clinton ka propozuar abandonimin e Amendamentit të Dytë që garanton të drejtat e mbajtjes së armëve të zjarrit për mbrojtje personale, dhe ka premtuar se do të emërojë vetë anëtarët e Gjykatës Supreme që do të rishkruajnë Amendamentin e Dytë  që do të lejojë një ligj federal për kontrollin agresiv mbi armët

-Clinton ks bekuar publikisht “kufijtë e hapur” dhe ka premtuar heqjen e ligjit mbi emigracionin dhe amnisti të përgjithshme për alienët ilegal, në 100 ditët e para.

– Clinton ka premtuar se do të lejojë një numër më të madh të refugjatëve Sirian në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga fakti se 99.1% e 13,210 refugjatëve që u lejuan në SHBA në vitin 2016 janë Mysliman dhe FBI ka thënë se mes tyre ka shumë terroristë.

/Veritas.com.al/