39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renado Hasula.
Pëlqimi që 17-vjeçari Kenado Shira kishte ndaj vajzës së Fiqiri Mjeshtrit ka shkaktuar tragjedi në Klos me tre viktima dhe dy të plagosur.
“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu, drejtori i Policisë së Qarkut.
Në pamjet e para nga skena e krimit, shihet trupi i adoleshentit në rrugë, ndërsa disa minuta më pas mbërriti ambulanca për të plagosurit.
Motivi i kësaj tragjedie ende nuk është bërë publik nga policia, por burime për Report Tv thanë se konflikti mes dy familjeve Mjeshtri e Shira kishte nisur për shkak se 17 vjeçari kishte ngacmuar vajzën e autorit, Fiqiri Mjeshtri.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 në qendër të qytetit Klos. Tre vëllezërit Mjeshtri, dy anëtarët e familjes Shira dhe dy të familjes Hasula ishin ulur në kafe për tu sqaruar. Duket se biseda degraduar në sharje e fyrje. Ata kanë dalë jashtë kafes, ku 39 vjeçari ka nxjerr pistoletën, duke shkaktuar dy viktima e dy të plagosur.
Policia ka mundur të sekuestrojë armën e krimit dhe të arrestojë për ngjarjen Besnik Mjeshtrin dhe Fatmir Mjeshtrin dy vëllezërit e autorit të kësaj tragjedie. Besnik Mjeshtri rezulton se është punonjës i policisë bashkiake Klos. Dy të plagosurit, Eglantin Hasula dhe i biri 17-vjecar Renado janë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.