( Policia vendos rrethim metalik rreth spitalit infektiv ku ndodhen dy personat e infektuar me koronavirus)/

Të dy të infektuarit me koronavirus, tashmë janë izoluar në karantinën e Tiranës. Njëkohësisht janë vetëkarantinuar edhe personat që kanë pasur kontakte me ta.

Por si ndodhi depërtimi i tyre në kufi ku prej kohësh është vendosur masa e kontrollit të rreptë?

Pika kufitare:

Mjekja Dhurata Hysi ka deklaruar nga pika kufitare e Muriqanit se 28-vjeçari shqiptar i prekur me koronavirus ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, pa u kontrolluar.

Duke folur për mediat nga pika kufitare, mjekja sqaroi se i riu është futur në kufi pa u kontrolluar, për shkak se vinte nga Firence, e cila ishte një zonë e paprekur ende nga virusi vdekjeprurës në Itali.

“Djali hyri më datë 26, në orën 00:40 të natës. Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje. Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe Kinë. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura. Nuk di ç’të them për të atin. Lista është vetëm djali. Qytetarët që vijnë në kufi nuk kanë maska, vetëm një italian kishte.

Listat me të prekur në Itali ndryshonin nga dita në ditë, ndaj ne e kemi marrë vetë informacionin. Në fazën fillestare nuk kuptohet virusi te qytetarët. Është e rëndësishme vetëkarantimi, të gjithë personat për t’u ruajtur duhet të qëndrojnë në shtëpi. Virusi transmetohet te të tjerët”, tha mjekja.

Detaje të reja nga dy të infektuarit me koronavirus.

Dy të prekurit nga koronavirusi janë banorë të Tiranës. V.Kola 54 vjeç dhe P.Kola, 28 vjeç banojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

Ata janë pronarë të disa bizneseve, mes të cilëve edhe një lokal. Lokali në pronësi të tyre ndodhet pas “Diplomat 2”, në rrugën “Irfan Tomini”, në Tiranën e Re.

Djali ka hyrë më 26 shkurt nga pika kufitare e Murriqanit dhe më pas ka udhëtuar drejt Tiranës ku mesa duket ka infektuar të atin.

Frika lidhet me personat që mund të kenë kontaktuar gjatë këtyre ditëve babë e bir ndërsa janë duke duke u bërë analizat për 14 të afërm të 28 vjeçarit dhe babait të tij.

Hyrja e infeksionit bëhet publik:

Ne konferencën e pare për media, lidhur me situatën ne vend, pas konfirmimit zyrtar te dy personave te prekur nga koronavirusi, Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit te Sëmundjeve Infektive ne  Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar masat e marra ne përpjekje te kufizimit te përhapjes se sëmundjes.

SHP zbuloi dy raste pozitive me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për babë e bir. Ky i fundit kishte ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë.

Gazetari i Abc Neës zbuloi emrat e dy personave të infektuar me koronavirus.

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë.

Ndërkohë abcneës.al zbulon se dy të infektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për një periudhë 2 javore.

Një vendim të tillë Rama e bëri me dije gjatë mbledhjes emergjente të qeverisë, në një kohë që në Shqipëri u konfimuan dy rastet e para me koronavirus. Sipas kryeministrit, ashtu sikurse është thënë nga ekspertët fëmijët nuk janë të kërcënuar nga koronavirusi, por për shkak të grumbullimit në shkolla ata mund të jenë mbartës dhe e transmetojnë tek të tjerët.

“Masat e sotme që ka ardhur momenti gjithnjë në ndjekje të protokollit janë pezullimi i fluturimeve direkte me veriun e Italisë dhe praktikisht në të gjitha zonat e kuqe deri në 3 prill. Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë 2 javore. Pse mbyllja e institucioneve? Duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë se nga të gjitha statistikat e nxjerra deri tani, pjesa më pak e kërcënuar janë të rinjtë, por duhet kurptuar se të rinjtë ose fëmijët për shkak të faktit se shkojnë në shkollë dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusun tek të tjerët edhe pse për ata vetë virusi nuk shfaq rrezikshmëri për jetën.

Për këtë arsye ne besojnë se është momenti që të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojnë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi. ”,- tha Rama.

VERITAS.COM.AL/