Sipas burimeve të policisë hollandeze mësohet se mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe Festim Laton. Ai sapo ka dalë në prag të shtëpisë është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend.
Njoftimin e vrasjes e ka bërë një farë Angelo Aliu, i cili firmos si Ali Aliu, kryeministër i Republikës së Çamërisë. ai shkroi në facebook se është vrarë në Hollandë pas një atentati Festim Lato.
Motivet e vrasjes nuk bëhen me dije në njoftimet në fjalë, të cilat janë publikuar edhe në faqen e vetë të ndjerit.
Vrasja e Festim Latos është e mbuluar me mister, shkruajnë mediat pranë shoqatës së Çamërisë. Burime serioze mediatike në Hagë të Hollandës thonë se lajmi nuk eshte i vërtetë. Po kështu, shqiptarja.com kontaktoi me familjen e Latos që ndodhet në Vlorë. Vëllai, Xhemil Lato u shpreh se mbrëmjen e djeshme e kishin kontaktuar autoritetet holandeze për t’i dhënë familjes lajmin e vrasjes së vëllait në një atentat, por nuk dha më shumë detaje.
“Është e vërtetë. Më ka marrë policia holandeze direkt dhe më njoftoi. Nuk e di, kur ka ndodhur ngjarja, dje nga ora 21:00 më morën. Nuk dimë gjë më shumë. Kemi dërguar njeri atje të merret vesh. Janë edhe fëmijët atje. Kemi 4-5 ditë që kemi folur për herë të fundit, komunikoi me nënën, por nuk na kishte shprehur ndonjë rrezik. Festimi jetonte atje, por është i ndarë nga gruaja.”, tha Xhemil Lato për shqiptarja.com.
Kurse, gazetari i Report TV, Armand Xhelili udhëtoi drejt vendlindjes së tij në Panaja të Vlorës, ku të afërmit shprehen se nuk e besojnë vërtetësinë e lajmit.
Ndërkohë që policia hollandeze nuk ka bërë asnjë njoftim për shtyp në lidhje me këtë atentat, ndërsa shtohen zërat se pas këtij lajmi qëndron zhdukja e përkohshme ndaj të tretëve.
Megjithatë lajmi për vrasjen e Festim Latos vazhdon të qëndrojë në faqen e tij, por edhe të një farë kryeministri të këtij etniteti politik te çuditshëm dhe te dyshuar.
Veritas.çom.al/