Grupimi i Rinor i FRPD-së dhe i LRI-së mbajtën sot një protestë para ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e Fatmir Xhafës, ministër i Brendshëm.

Në shenjë simbolike sheshi para ministrisë u mbush me një gomone dhe disa qese të zeza, si transporti i drogës drejt Evropës.

Ata kanë kërkuar largimin e ministrit Xhafaj, duke thirrur “Jep dorëheqjen”, por edhe “Rama Ik”.

Protestës së të rinjve iu bashkuan dhe deputetët e opozitës të cilët më herët ishin në komisionet parlamentare ku kërkuan gjithashtu largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë që vetëm ditën e shtunë opozita mbajti një tjetër protestë duke kërkuar largimin e Xhafës dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Veritas.com.al/

Protestë pranë Ministrisë së Brendshme. Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafaj, si subjekt i Ligjit Antimafia

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mardi 29 mai 2018