(FOTO: Ardit Gjebrea (djathtas) dhe Marjan Rroku gjatë intervistës)

Ardit Gjebrea, moderator i programit “E Diela shqiptare” në Tv Klan, ka fituar gjyqin me familjen Canaj, e cila e paditi në lidhje me intervistën që bëri me Marjan Rrokun. I intervistuari vuan dënimin me burg të përjetshëm për vrasjes e nënë e bijë në familjen Canaj.

Në vitin 2001, kur Marjan Rroku vrau Alda Canaj- 16 vjeç dhe nënën e saj Mbarime Canaj, ishte zyrtar i Shërbimit Sekret Shtetëror (SHISH).  Pas krimit ai u largua nga Shqipëria, ndryshoi identitetin dhe u vendos në një shtet në Shtetet e Bashkuara. Por me këmbënguljen e motrës së Alda Canaj, u identifikua dhe u ekstradua në Shqipëri, ku edhe u dënua.

Masa ekstreme e dënimit me burgim të përjetshëm është apeluar nga i burgosuri, por nuk ka fituar dot. Intervista që i bëri Gjebrea në qelitë e burgut u komentua si një shërbimi intervistuesit ndaj një krimi, për motive që u përfolën në media dhe në publik.

Image result for ardit gjebrea dhe marjan rroku

(FOTO: Marjan rroku dhe dy viktimat- nënë e bijë)

Por familja Canaj tha se u ndje “e fyer”, ose siç shkroi në ndonjë media “e vrarë dyfish”, pasi e pa vrasësin e dy anëtarëve të familjes që shfaqej para syve në ekran si një “hero” i ditës. Intervista e Gjebresë krijoji përshtypjen se Marjan Rroku ishte i pafajshëm. Madje vetë i burgosuri deklaroi në ekran se “nuk mbante mend asgjë “çfarë kishte ndodhur” me viktimat e tij.

Faslli Canaj, në emër të familjes së tij bëri padi ndaj Ardit Gjebreas. Gjykata e Tiranës, në një seancë gjyqësore të zhvilluar sot,  i dha atij të drejtë në padinë e bërë për “fyerje botërisht më shumë se një herë”.

Nuk dihet ende nëse familja Canaj do ta apelojë vendimin gjyqësor të shkallës së parë.

/Veritas.com.al/