Maturantët e shkollës së mesme “Qemal Stafa” kanë krijuar një fjalorth ku krahas fjalëve të huaja që kanë gjetur në media kanë vënë përkrah edhe fjalën shqipe me të cilën duhet zëvendësuar.

Ishte koha e pandemisë kur maturantët e dikurshëm të shkollës “Qemal Stafa” nisën të punonin bashkë me dy mësueset e gjuhës dhe letërsisë për të mbrojtur gjuhën shqipe.

Sot 4 vite më vonë prezantojnë një fjalorth të huazimeve që kanë gjetur në leksikun e gazetarëve.

Maturantët që e realizuan këtë fjalorth nuk ishin të gjithë në bibliotekën e shkollës ku prezantohej ky botim, por misioni i tyre ishte aty, vetë libri ishte aty, një botim që do të rrugëtojë jo vetëm mes nxënësve në bibliotekën e tyre, por edhe në bibliotekën kombëtare si një dëshmi të asaj përpjekjeje për të ruajtur gjuhën shqipe.

Ndonëse një punë e gjatë mes nxënëseve, botimi u publikua këtë nëntor edhe si një thirrje për festa, për atë të alfabetit, pavarësisë dhe flamurit.