Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugorë Milot-Lezhë, ku një autoambulancë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Markatomaj.

Raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre dhe personel mjekësor.

Autoambulanca po transportonte një të sëmurë nga Rrësheni në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës.