Zv.ndihmës Sekretari American i Shteti Hyot Brean Yee do të kthehet shpejt në Tiranë. Pas vizitës së fundit ku arriti të bëjë bashkë kryeministrin dhe kryetarin e Opoziotës dhe tëdalin bashkë në zgjedhje, këtë herë Yee do ta vizitojë vendin tonë në vazhdën e një tur që do të zhvillojë në vendet e Ballkanit.
Agjenda e zyrtarit të lartë American ka të bëjë me zhvillimet në rajon, veçanërisht me rrezikun nga ndikimi rus, luftën kundër terrorizmit, shtetin ligjor.
Burime diplomatike bëjnë me dije se Hyot Brian Yee do të jetë në Shqipëri edhe në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.Sipas disa burimeve, zoti Yee do të largohet së shpejti nga administrata e Departamentit të Shtetit dhe do të emërohet ambasador në Singapor.
/Veritas.com.al/