Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka kthyer në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), dosjen për Asllan Dogjanin, ku kërkohet plotësimi i saj.
Deputeti i Partisë Demokratike është marrë i pandehur për fshehje pasurie.
Sipas SPAK, Dogjani ka blerë një apartament në kryeqytet me para kesh në vlerën e 122 mijë eurove, por nuk e ka deklaruar këtë shumë parash. Nga hetimi ka rezultuar se deputeti demokrat ka deklaruar në ILDKPI se ka përfituar apartamentin përmes shërbimeve dhe konsulencave jurdike që i ka ofruar firmës së ndërtimit gjatë kohës që ka punuar si avokat.
Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe prej 128.4 m2 që ndodhet në zonën e njohur si ish-stacioni i trenit në kryeqytet.
Por gjatë hetimeve dhe dokumentave të administruara nga SPAK është zbuluar një tjetër kontratë që mban datën 6 shtator të 2006-t për blerjen e këtij apartamenti mes Dogjanit dhe kompanisë së ndërtimit ku rezulton se deputeti ka paguar apartamentin me para cash, ndryshe nga sa ka deklaruar më herët
Komente