
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në darkën shtetërore të organizuar nga president i SHBA-së, Joe Biden. Darka është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku të pranishëm kanë qenë liderët e shteteve anëtare të Aleancës.
Në këtë darkë, kreu i qeverisë shqiptare ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
“Shtëpia e Bardhë – Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s”, shkruan Rama.
Në fund të takimit, është bërë edhe fotoja zyrtare në shkallët e Shtëpisë së Bardhë.