Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në konferencën për shtyp ka bërë bilancin ekonomik për tre mujorin e fundit të vitit.

Teksa theksoi se rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë më e larta në rajon, ajo bëri me dije se e përkthyer në shifra është 4.02%.

“Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4%. sa i përket krahasimit me vendet e rajonit. Tremujori i tretë është shfaqur me 4% dhe ka qenë rritja më e lartë të rajon.  Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit”.

Për sa i përket shpërndarjes në sektore, rritje ka pasur bujqësia, blegtori dhe ndërtimi 10.66%.

“Industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektori. Sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%”.

Ibrahimaj bëri me dije gjithashtu se remitancat janë rritur me 9% në krahasim me një vit më parë.

Duke folur për prekjen e sistemit bankar nga sulmet kibernetike, ministrja theksoi se ka pasur mbi 1 milion sulme në muaj.

Ndërsa në tre mujorin e parë të 2023, “pritet që ligji për bastet online të miratohet në parlament”.