Ibsen Elezi, kandidat i skualifikuar nga gara për kryetar i Partisë Demokratike, në një intervistë mbrëmjen e djeshme është shprehur se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk udhëton dot drejt SHBA.

Ai e dha deklaratën e papritur kur u pyt nga gazetarja nëse Basha mund të ketë ndikuar në vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, teksa Elezi tha “ai s’shkon dot as vetë në Amerike, e jo më të ndikoj në vendimet e DASH”.

“Vendimi i DASH do të ketë ndikim patjetër në PD, por sesi nuk di ta them. Basha, mesa di unë, nuk shkon dot as vetë në Amerikë, jo më të ndikojë në vendimet e DASH”, tha Elezi ndër të tjera në “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

VERITAS.COM.AL