Ibsen Elezi është ish-kreu i Degës së PD-së në Kukës që ka fituar ditët e fundit vëmendjen e opinionit publik, pasi denoncoi të shtunën në Kuvendin Kombëtar të demokratëve mënyrën korruptive se si funksionojnë gjërat në parti.

Ai tha ndër të tjera se Partia Demokratike ka deputetë të korruptuar që kanë shtëpi që kushtojnë 450 mijë euro, ndërsa shumica e figurave ngjiten në poste drejtuese me katapult.

Një ndër emrat e përmendur prej tij është Arben Ristani, që sipas tij ndonëse s’ka qenë asnjë ditë anëtar partie zëvendësoi Ridvan Bode.

Një ditë më parë Ristani u është kundërpërgjigjur deklaratave të Elezit, duke e akuzuar se ka qenë ‘i infiltruar’ dhe pjesë e fushatës së Safet Gjicit në vitin 2013.

Megjithatë Elezi i ka hedhur poshtë akuzat e Ristanit duke i quajtur ‘të neveritshme’. Gjatë një interviste për media, Ristani u shpreh se nuk “e priste që fjalimi i Elezit të kalonte në sulme personale, ndërsa tha: “Janë njerëz që u mungojnë tribunat, dhe ndaj kur u vjen mundësia flasin gjithçka”.

REAGIMI I IBSEN ELEZIT:

Shoku Ristani !

Kjo shpifja juaj ne opinion se une kam qene pjese e Gjicit ne fushatën e 2013, eshte e neveriteshme.

Imagjino kush është bere Sekretar i Përgjithshëm i PDSH.

Ne 2017 unë kam marre pjese 3 dite:

– 5 ose 6 qershor ne prezantimin e kandidateve ne kryesine e PD Kukës, erdha nga Tirana për hatër te mikut tim Isuf Cela.

Ajo qe thashë ishte : “Kolegë te kryesisë degës kam ardh per t’ju thënë dy fjale ne mbështetje te kandidatit për deputet Z. Isuf Çela, Basha ka bere një nga zgjedhjet me te mira, por problemi është se te ka futur ne mes te dy kandidateve injorant dhe te pamoralshëm. Isuf ta kane minu terrenin ne Kukës, veja mendjen dhe thello rezultatin ne Tropoje, etj., etj”

Askush nuk kundërshtoi ne atë salle me mbi 50 persona”

– Ne takimin prezantues nga Basha te datës 12 qershor, ne mos gabofsha, por mbaj mend mire se e shtyva 3 dite datën e injeksioneve te Kimio-Trapise vetëm për te qene prezent atë dite.

Është e vërtetë qe atë dite me ka ftu për kafe Gjici, ne një kafe ne qendër te institucioneve, por vetëm ndihme s’me ka kërkuar.

Takimi me shume kishte te bënte me Kryetarin e Qarkut te inkriminuar qe ne Komisionin Qendror Zgjedhor e kishte nderhy Flamur Noka per te mos e shkarkuar, gjë te cilën me vone Muli e ka pranuar edhe ne prezence te Kryetarit PD Kukes Z. Rexhmati dhe Lulzim Bashes.

– Ditën e votimit edhe pse ne Kimio-Terapi erdha nga Tirana dhe votova se do ishte turp qe unë dhe familja ime te mos votonim Isuf Çelen.

 

Për Gjicin ta thotë vete Muli se sa e ka ndihmuar dhe sa here ka ngrënë dhe ha dreka e darka🙂

Shoku Ristani edhe nje pyetje te fundit, kur je përballë meje pse rri si m.. ti ore?!