AFP

-Llojet e hiteve të Aretha Franklin u shtrinë nga soul te R&B, gospel dhe pop-

Aretha Franklin, ikona e muzikës dhe këngëtare legjendare e njohur si “Mbretëreshë e Shpirtit” përgjatë pesë dekadave të karrierës së saj, vdiq në shtëpinë e saj në Detroit, ditën e  Enjte, pas një sëmundjeje për një kohë të gjatë të bërë publike. Ishte 76 vjeç.

Franklin, e cila influencoi brezat e këngëtareve femra me hitet e paharrueshme, duke përfshirë edhe “Respect” (1967), “Natural Ëoman” (1968) “dhe “I Say a Little Prayer” (1968), vdiq nga një kancer i avancuar në pankreas.

Fituese dy herë e çmimit Grammy çimentoi rolin e saj në historinë e muzikës së Shteteve të Bashkuara me fuqinë, zërin e qartë kumbues  që u shtri përgjatë më shumë se katër oktava. Në karrierën e saj përgjatë gjeneratave hitet e saj prekën soul dhe R&B, te gospel dhe pop.

(Vijon…)

Veritas.com.al/