Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt për zëvëndësimin  e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen SASPAC, duke e lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Avokati i ish ministrit të Shëndetësisë, njëherësh ish drejtorit të SASPAC, kërkoi zëvëndësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar nga vendi, duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve, për abuzimet me fondet e SASPAC.

Nga ana tjetër, edhe Gjykata e Lartë la ne fuqi masën e arrestit në burg të caktuar ndaj Beqajt, për të cilin po mbahet edhe një proces tjetër në lidhje me dosjen e sterilizimit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *