Në konferencën për shtyp, presidenti i vendit, Ilir Meta, u pyet sot nga gazetarët në lidhje me padinë e Halit Valterit në SPAK dhe akuzave për lobim.
Meta tha se këto janë lajme absurde si vetë personazhet teksa paralajmëroi se i gjithë sistemi do të “shkundet” duke nisur nga 25 korriku, një ditë pasi ai mbaron detyrën e tij si president.
Meta: Këto lajmë absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqëndrim në detyrat që ka presidenti por edhe nga angazhimet e zotit Meta duke nisur nga 25 korriku.
Gazeta austriake do e marri përgjigjen do e merrni edhe ju. Nuk ka ekzistuar, as nuk ekziston. Ata që janë në kërkim të letrave për azil për ti shpëtuar drejtësisë këtu, vazhdojnë bëjnë më të mirën e tyre. Ky sistem do të shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku, deklaroi presidenti Meta.