Nga: Laert Skiro.

Koment/

Pikërisht në momentin kur njerëzia po mendonte më ‘ helm,  se me rastin e koronavirusit, presidenti Meta ia paska gjetur ‘ telat’  Edi Ramës- kreyministër, bash në atë moment, vetë Meta tha se nuk është bërë kjo gjë deri tani.

Dya tre herë Edi Rama foli fjalë të mira ndaj Ilir Metës, dhe njëkohësisht u panë bashkë në mbledhje pune për koronavirusin. Në të njejten kohë të dy këta ishin kritikë ndaj Lul Bashës së PD. Kjo i shtyu njerëzit të mendojnë se ‘kaq e kishte’  edhe ndershmëria e maxhorancës në hapat për pastrimin e politikës dhe për Reformëën në Drejtësi.

Frika se kjo sëmundje e rëndë do të shuajë përpjekjet për të kryer Refromën ën Drejtësi, është e madhe. Siç është e madhe edhe frika se krerët e politikës mund të bëhen p[ërsëri bashkë pë rtë fshehur krimin e deritanishëm dhe për të qëndruar prapë në maje.

Por Meta dha lajmin e mirë se nuk e ka gjetur ujdinë me Edi Ramë. Dhe kjo është mjaft e mirë në këtë periudhë stresi.

Presidenti Ilir Meta deklaroi të enjten në OPEN se nuk ka një pranverë në marrëdhëniet me qeverinë, por sipas tij, është koha që duhet të mbështesim qeverinë.

-Si e binde Ramën që të përfshinte propozimet tuaja në ndryshimet në Kodin Penal për koronavirusin.

-Kjo situatë kërkon përgjegjëshmëri nga të gjithë. Unë përmbysh detyrat maksimale dhe uroj që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. Ndryshimet në Kodin Penal ka tërhequr vëmendje tek të gjithë. Është një situatë specifike. Ndryshimi I Kodit Penal duhet bërë në mënyrë të përgjegjshme. Iniciativa ishte e maxhorancës, ka ndryshime thelbësore mes draftit të parë dhe atij final. Maxhoranca ka kërkuar bashkëpunimin tonë dhe ne kemi dhënë propozimet tona.

-A kemi pranverë marrëdhëniesh Rama-Meta?

-Nuk kemi të bëjmë me pranverë. Është konçidencë. Pranvera ime lidhet vetëm me zbatimin e kushtetutës. Për mua është me rëndësi që qeveria të mbështetet në përpjekjet e saj, Ka përpara vendimmarrje të vështira. Është momenti të mbështesim qeverinë.

VERITAS.COM.AL/