Presidenti i Partisë së Lirisë ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm, ku edhe ka nisur marrja në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale, shkruan A2 CNN.
Ish-kreu i shtetit qëndron në paraburgim prej 21 tetorit 2024, teksa hetohet për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Kjo është hera e tretë që Meta paraqitet para prokurorëve, në cilësinë e dhënies së deklarimeve, këtë herë si person nën hetim, pasi në 2 vizitat e mëparshme ka qenë në SPAK se person që ka pasur dijeni.
Në vizitat e mëparshme Meta ka qenë në SPAK pa praninë e avokatit, ndërsa sot më herët se ish-Presidenti, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur avokati i tij, Genci Gjokutaj.
Kujtojmë se ditën e djeshme në SPAK u paraqit edhe ish-bashkëshortja e Metës, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi dhe e ëma e saj, shkruan A2 CNN.
Komente