Nga: L. Skiro/

Në një takim që mbajti dje në Tiranë me strukturat politike të LSI, kryetari Ilir Meta u përqendrua në dy pika kryesore: Konflikti verbal i fundit mes deputetëve të LSI dhe Partisë Socialiste; dhe e dyta: Perëndimi, sidomos Amerika.

E dyta, dmth., Amerika është çështje kryesore për Ilir Metën; sepse ai kërkon të marrë flamur in pro- Amerikan në presidencën e Donald Trump. Meta ka gjetur momentin e dobët të aleatit Rama- kryeministër i cili gjatë fushatës presidenciale amerikane u pozicionua, çuditërisht i vetëm në botë, kundër Trump. Sipas mediave, në administruarën e kaluar amerikane ndodhej zonja Dulan- armike e Metës dhe tani ky i ka duart të lira. Por a do të bëhet i besueshëm për administratën e re?- ky është problemi.

Me këtë synim hyri Ilir Meta edhe në konfliktin me Partinë Socialiste të Ramës, por jo shumë i sigurt.

Pasiguria ndaj kartës amerikane e bëri dje që të tërheqë deputetët që kishte lëshuar për të sulmuar Partinë Socialiste. Katër deputetë të LSI, njëri ministër dhe një tjetër kryetar i grupit parlamentar të LSI e çuan punën deri në akuza “kriminale” ndaj anëtarëve socialist të qeverisë.

Por dje, zoti Meta iu ka kërkuar “rebelëve” që të mblidhen në institucione. “Në institucione i zgjidhim punët- ka thënë- jo në polemika”.

Zgjidhja e konfliktit me socialistët do të jetë “institucionale” thotë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Në një takim me strukturat në Tiranë, Meta nuk përmendi institucione konkrete, por tashmë është e qartë se LSI kërkon ndryshime në Ministrinë e Brendshme.

“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Meta duke mbetur tek gjuha e drunjtë për momentin.

/Veritas.com.al/