Frrok Çupi

Salvador Allende i Kilit, një stalinist i gradës së katërt, nuk mundi të bëjë grusht shteti në shtetin amerikano- jugor sepse CIA amerikane e ekzekutoi në momentin kur ky po vinte gishtin në ‘butonin e kuq’. Ilir Meta është shumë i krahasueshëm me Allenden deri sot pak para protestës së opozitës. Krahasimet janë: Meta si edhe Allende ka ndjerë se po eksekutohet nga shenjestra amerikane për shkak të krimeve që ka kryer ndaj popullit të vet, veçanërisht me korrupsionin gjigand, vjedhjen e  floririt, vrasjet në minierat dhe guroret e tij, makinacionet mafioze për të ushtruar pushtet të gradës së banditizmit dhe kopjimin e vonë të stilit të Milloshevicit në Tiranë. Kur e ndjeu se ishte i krahasueshëm me Allende, Meta desh të vriste veten para se ‘ta vriste CIA’ . Reforma në Drejtësi, e iniciuar nga Amerika, e cila pritet të japë efektet e para, pritet që të ketë prapa hekurave Ilirin dhe Monikën. Allende vrau veten, ndërsa Iliri, edhe pse e shpalli, nuk pat kurajë të tërhiqte gishtin.

Çfarë ka tjetër gjë të krahasueshme me Allenden?

Edhe Allende ishte radikal majtist si Meta i Zonës së Parë Operative dhe me lidhje shpirtërore patologjike me Mehmet Shehun e Zonës së Parë. Edhe Ilir, si Salvador, është larg akademizmit (domethënë i pa shkollë) dhe përfaqësues i një partie të vogël në minorancë. Ilir ka edhe një shtesë: Ai është më në minorancë sepse i mungon fshati ku ha pula gurë, i mungon  edhe shkopi i fshesës që përdorte si praktikan, sikur shkopi ishte mikrofoni, ku jepte lajmet radiofonike për sportin. Prej 30 vjetësh Shqipëria ka zgjedhur presidentë: Ose vrasës, ose oficerë të degraduar, ose halabakë…

Cili është ndryshimi mes Allende dhe Meta?

1.Allende e vrau veten në momentin kur avioni i CIA-s po ulej në taracën e zyrës së tij. Ndërsa Ilir Meta e ‘vrau’ veten kur Amerika i kishte thënë se nuk i ka ndonjë vlerë as jeta as vdekja. Reforma në Drejtësi që inicioi Amerika për të çliruar individin në Shqipëri nga metastaza si Ilir- Monika, Sllobodan- Mirjana, u pengua që në fillim nga ‘presidenti’ Allende. Shpresa se sllobodanët e Shqipërisë do të strehonin gratë të Moskë, tashmë u bë zero. Atëherë presidenti Meta vendosi të ‘ç’dekretojë’ ditën e zgjedhjeve, duke krijuar një vendim ‘nul’ por që ka vetëm vlerën e vdekjes së presidentit. Ai, që në këtë moment, nuk mund të jetë më president. Krijoi një vendim që mund ta bëjë bariu duke ëndërruar bareshën, por jo një pesident që shërben kushtetutën. Domethënë se rron bariu, por vdiq presidenti.

2.Presidenti Meta, ngaqë nuk ishte aq trim sa të vrsite veten, me dekretin e tij nul iu kërkon deputetëve që ta vrasin këta, njësoj si në eutanazi: Që nesër Kuvedi duhet të shkarkojë presidentin e Republikës sepse ka shkleur rëndë Kushtetutën. Presidenti ka të drejtë të dekretojë, por jo të ç’ dekretojë. Presidenti nuk mund të anulojë dekretet e tij, këtë gjë e bën vetëm Kuvendi ose Gjykata. Në momentin që presidenti bie në krizë nervore dhe kthen dekretin e tij, atëherë krijon precedentin e tiranisë presidenciale. Dekreti i presidentit në Republikën parlamentare ka vetëm një vijë: nga presidenti në Kuvend, por jo vice- versa.

3.Ilir Meta si president e vuri kokën në ‘çini’, duke i kërkuar armikut të tij Edi Rama që ta shkarkojë në Kuvend para se t’i vihen prangat për shkak të krimeve të kryera kundër popullit ‘që dashuron’ kaq shumë. Është një nder i madh nëse Rama e pranon këtë, që Ilir Meta të burgoset si ‘kundërshtar’, por jo si ‘president’. Nëse burgoset si president, atëherë gjithë bota e merr si lajm të bujshëm, madje edhe gazetari gjerman i kronikës alias Luli. Ndërsa Meta do që të ‘vdesë si hero’, dmëthënë të shkojë në qeli me një krëher të artë si ‘opozitar i rrugës’.

VERITAS.COM.AL/