Presidenti Ilir Meta ka mbajtur sot një konferencë për media ku kishte paralajmëruar fakte të reja mbi ‘grushtin e shtetit’

Por nuk ka sjellë asgjë të re rreth këtij objekti.

Veçse ka mbajtur një qëndrim parimor ndaj ligjit kur është pyetur mbi arrestimin e gazetarit Çili; dhe ka paralajmëruar se dy gazetarë të tjerë (Lubonja dhe Zheji)  mund të kapen si anëtarë të mafies Italiane, njëri i Camorrës dhe tjetri i ‘Ndranghetws’.

Kur u pyet mbi arrestimin e Çilit, Meta u përgjigj me seriozitet:

“Cilido që ka problem me ligjin duhet të përballet me ligjin. Pavarësisht nga situate që jemi”.

Por menjëherë kaloi në njoftimin akoma më dramatik se dy gazetarët, Lubonja dhe Zheji mund të shpallen shpejt anëtarë të Mafies në Itali.

“Nuk do të habitesha nëse ju do të dëgjoni nesër-më falni që po përmend emrat-se zoti Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se drejtojnë organizatën e Camorrës dhe Ndranghetës…”

Me siguri zoti Meta ka informacione të rezervuara dhe ka nxituar që t’i shpallë i pari, njësoj siç ndodhi me tërmetin e 21 shtatorit. Zoti meta wshtw dalluar për dhënien pikë- pikë të informacionit që merr nga shërbimet sekrete dhe rrugë të tjera.

VERITAS.COM.AL/