(FOTO: Aeroplanmbajtësja Admiral Kuznetsov)
Imazhet e fundit satelitore të aerodromit që Rusia përdor në Siri tregojnë se një kontingjent avionësh xhet nga aeroplan mbajtësi i vetëm Rus, që po lundron në afërsi të brigjeve siriane, janë vendosur tashmë në terren.
Fotot e marra në datë 20 nëntor dhe të shpërndara pas një analize nga kompania IHS Janes, shfaqin nëntë avionë xhet në afërsi të bazës ajrore së Khmeimimit në Sirinë veriore. Janë të njëjtit model si ata të Admiral Kuznetsovit, një anije aeroplanmbajtëse e vjetër e epokës sovjetike që filloi të lëshonte avionë në zonën ajrore siriane në fillim të këtij muaji.
Nëse konfirmohet, shpërngulja e avionëve nga aeroplanmbajtësja në anije e më pas në breg është një lëvizje më shumë e ndërhyrjes së Kuznetsovit në Siri, veprim që filloi në tetor, kur një anije karakatinë 300 metra e gjatë kaloi në Kanalin Anglez deri në Siri dhe ndërhyrja vazhdoi edhe në fillim të muajit kur një avion transportues u përplas në Mesdhe para uljes.
Kritikët mendojnë se Kutznetsov – me gjithë problemet mekanike të panumërta dhe prirjen për të lëshuar tym të zi – nuk është më shumë sesa një mjet propagandistik për Kremlinin. Të tjerë vërejnë se anija e epokës sovjetike dhe pilotët e pastërvitur me avionë të tillë është një përpjekje modeste për të kryer thjeshtë një detyrë marine – të paktën në disa nivele – për t’iu përgjigjur homologëve amerikanë.
Nëntë avionët që duken në imazhet satelitore përfshijnë tetë avionë Su-33s dhe një MiG-29K, të rreshtuar përgjatë Su-34, Su-35 dhe Su-24. Kur Rusia filloi fushatën e saj ajrore në Siri, rreth një dyzinë avionësh sulmi tokësor Su-25 u stacionuan në Khmeimim, por u kthyen në Rusi pas deklaratës së presidentit Vladimir Putin, ku shprehej se do të tërhiqte një pjesë të forcave të tij ajrore.
Më 14 nëntor, një Mig-29K rus nga Kuznetsovi u përplas në Mesdhe. Duke cituar agjencinë e lajmeve Gazeta, IHS raporton se përplasja erdhi si rezultat i një problemi me një nga kabllot e Kuznetsovit, që e detyroi avionin të rrotullohej rreth aeroplanmbajtëses. Kabllot janë shpërndarë në kuvertat e aeroplanmbajtësve për të mbajtur avionët ndërsa zbresin me shpejtësi dhe ndryshe nga aeroplanmbajtëset amerikane, Kuznetsovi nuk ka një katapultë; ai mbështetet vetëm në një kuvertë të përshtatur për avionët.
Për shkak të modeleve mbajtëse, motorët e MiG-ëve kanë dështuar dhe avionët kanë rënë disa milje nga aeroplanmbajtëset. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, piloti shpëtoi paq. Pavarësisht përplasjes së 14 nëntorit, agjencia ruse Interfax raporton se Kuznetsov po merrte pjesë në sulme kundër Sirisë ditën më pas, ndërsa qeveritë ruse dhe siriane filluan fushtatat e tyre për të rimarrë Alepon. Kuznetsovi kishte në fillim 20 luftëtarë në bord – një përzierje Su-33 dhe një numër i vogël MiG-29K – si dhe një numër helikopterësh për operacione kërkim-shpëtimi dhe kontrolli të trafikut ajror.
MiG-29K është avion luftarak i aftë të sulmojë të dy shënjestrat në ajër dhe në tokë, dhe është një variant e MiG-29 tradicional. Su-33, nga ana tjetër, është ndërtuar për të ndjekur pas avionët luftarakë. Videot e postuara në mediet sociale kanë treguar të dy modelet e avionëve mbi qiellin e Sirisë.
Veritas.com.al/
Kontribuoi: WND