![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2025/02/lefter-koka-1.jpg)
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, për shpërdorim detyre në lidhje me procedurat për koncensionin dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Në rast se Koka gjendet fajtor do te vuajë 2 vite e 8 muaj heqje lire si dhe dënimin plotesues qe për 5 vitet e ardheshme mos ushtrojë asnje funksion publik. Po keshtu edhe për disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave për procedurat e ngritjes së inceneratorit u kërkua dënimi me 4 vite heqje lirie mes të cilëve, Taulant Tushe, Bledar Karoli, Fatjon Murati, Namik Simixhu. Ndersa për dy ish-zertaret e tjera Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku, u kërkua denimi me 2 vite heqje lirie, por në fund SPAK kërkoi pezullimim e ketij dënimi dhe vënien e tyre në 4 vite shërbim prove.
Gjithashtu dënimi me 2 vite heqje lirie u kërkua edhe për Jetmir Llapajn. Sipas prokurorisë, 8 të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të tiranes, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti. Për te njëjtën dosje, ështe veçuar procesi për 4 zyrtarë të tjerë që do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Ndërsa ish-sekretari i ministrisë se mjedisit Alqi Bllako do gjykohet i vetëm, pasi ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit.
Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në nëntor të vitit të kaluar me vendim të formës se prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 6 vite e 8 muaj burg për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, edhe për ndërtimin dhe dhënien me koncension të inceneratorit të Fierit shkalla e parë ka dhënë të njëjtin dënim për Kokën, por apeli e riktheu edhe njëhërë dosjen për rigjykim në shkallë të parë. Gjithashtu Kokës I janë kofiskuar edhe disa pasuri që dyshohet se janë përftuar përmes korrupsionit. Ndërsa në një tjetër fraksion prokluroria po kryen veprime hetimore për akuzat e grupit të strukturuar krimianl dhe pastrim parash dhe ka shpallur në kërkim 8 persona./
Komente