Burimi tha se një numër i vogël i vdekjeve të konfirmuara ka të ngjarë të rritet.
Operacioni i kërkimit vazhdon, por ata që janë gjetur tani nuk pritet të mbijetojnë.
Gjatë natës të së martës, temperaturat ranë në 1C në Dover, gjasat janë të ketë qenë më ftohtë në det.
“Rojet bregdetare aktualisht po koordinojnë operacionin pas incidentit të një varke të vogël jashtë Kentit, duke punuar me Marinën, Forcën Kufitare, Policinë e Kentit dhe partnerë të tjerë”- njoftoi një zëdhënës i Agjencisë Detare britanike.
“Ne kemi dërguar varkat e shpëtimit Dover, Dungeness, Hastings dhe Ramsgate RNLI dhe ekipet e shpëtimit të rojës bregdetare Deal, Dungeness dhe Folkestone, së bashku me komandantin e zonës së rojes bregdetare”- shtoi ai.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe sekretarja Suella Braverman, e cila e quajti incidentin “shqetësues”.
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi planin me pesë pika për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Britaninë e Madhe.