Një Boeing 737 i kompanisë Lion Air u rrëzua në Indonezi menjëherë pas ngritjes me 189 njerëz në bord, vete kompania thotë se ishin  edhe fëmijë në avion

Nga: Nicola De Angelis/ 

   

Boeing 737 i linjës ajrore Lion Air ishte ngritur në fluturim kur kapiteni i aeroplanit i kërkoi kullës se kontrollit të kthehej mbrapsht për një avari, pastaj rrëzimi

E njëjta Lion Air ka lëshuar një komunikatë ne te cilën specifikohet se personat në bordin e avionit ishin 189 duke përfshirë tre fëmijë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Fluturimi ishte drejtuar në Pangkal Pinang, mjeti kishte marrë mirëmbajtjen e jashtëzakonshme pak përpara ngritjes për shkak të një problemi teknik. Aeroplani ishte i ri në flotë, shoqëria amerikane Boeing ja kishte dorëzuar atë kompanisë vetëm në gusht dhe kishte 800 orë kohë fluturimi aktive që për një mjet të këtij lloji janë shumë pak.

8Tv Mandarin News  në një tweetim ka publikuar sendet personale të pasagjerëve të rikuperuar në ujë, kërkimet kane filluar menjëherë pasi aeroplani humbi kontaktin me kullën e kontrollit pranë Xhakartës.

“Piloti ynë ka operuar sipas procedurave dhe kur ka pare një problem ka kërkuar të kthehej në bazë, por e dimë se si ka përfunduar”, ka thënë Sirat, presidenti i kompanisë Lion Air dhe ka shtuar se “aeroplani kishte pasur një problem teknik që ishte zgjidhur para fluturimit fatal “.

Ministria e transportit tha se aksidenti ndodhi 13 minuta pas ngritjes, rreth orës 6:20 ora lokale. Lion Air kundërshton gabimin njerëzor, duke vënë në dukje se piloti dhe bashkë-piloti kishin mbi shpine rreth 11 mijë orë fluturimi dhe kështu qe ishin ekspertë.

Videot tregojnë shkatërrimin e avionit që u rrëzua në det, ndërsa po drejtohej për Pangkal Pinang, një qytet në ishullin Bangka.

Ndërsa kërkimet vazhdojnë pavarësisht nga epilogu tragjik ,është e qartë, ose nuk ka të mbijetuar të fluturimit të nisur nga Xhakarta dhe renë pak pas ngritjes.

Veritas.com.al/