Covid-19 është rikthyer fuqishëm tek bluzat e bardha, brenda Spitalit Rajonal të Beratit, ku janë konfirmuar “pozitivë” 8 raste. Të infektuar rezultojnë 5 infermiere në Repartet e Kirurgjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës, ndërkohë që janë diangnostikuar “pozitivë” një oksigjenist, një punonjës kaldaje dhe një punonjës magazine në këtë spital.
Rastet janë rritur ndjeshëm menjëherë paa konfirmimit “pozitivë” disa ditë më parë të mjekut kirurg dhe kjo ka shtuar së tepërmi frikën tek stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Beratit,që është në pritje të kryerjes së tamponit.
Edhe një punonjës në Drejtorinë e Tatim-Taksave në Berat është infektuar me Coronavirus së bashku me bashkëshorten e tij dhe që prej 4-ditësh,pas shenjave të shfaqura,ata ishin karantinuar në pritje të përgjigjes së tamponëve të kryer që rezultuan “pozitivë”. Burime nga Inspektoriati i Higjenës në Berat bëjnë me dije se, janë dezinfektuar dhe mbyllur, plotësisht Reparti i Kurugjisë dhe pjesërisht disa reparte të tjera dha magazina e Spitalit Rajonal Berat.
Të njëjtat burime konfirmojnë se,pas shfaqjes së rastit të parë brenda Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave Berat,është kryer edhe mbyllja pjesore e disa ambjenteve, pas dezinfektimit të tyre.
10 rastet e konfirmuara dje “pozitivë” nga Ministria e Shëndetësisë e kanë çuar në 43 numrin e rasteve aktive me Covid-19 në qarkun e Beratit./ Java News/
VERITAS.COM.AL/