Kryeministri Edi Rama:
“Çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë mundet edhe të lehtësojë ato peronat apo palët që ngurrojnë është që vendimet politike të mos lihen në momentin e fundit, ama të merren tani dhe pastaj në fund të lihen proceset në bazë të meritës që çdo vend ka. Çfarë po dua të them? Do të thotë që ka një koincidencë këtu, shtatë fëmijë Ursula dhe BE ka shtatë kandidatë, kështu që fëmijët e Ursulës nuk u rritën në lagje, ato u rritën rreth tavolinës.
Ajo nuk i tha vajzës “shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus atje tek cepi, sepse tani mami është pak e zënë”. Ajo nuk i tha djalit “shko e luaj me ca lodra kineze, por të gjithë ishin rreth tavolinës.
Mendoj se Evropa duhet të gjejë momentin: hajdeni të gjithë rreth kësaj tavoline dhe pastaj se çfarë merr secili nga ajo tavoline, kjo varet nga procesi nga procesi që varet te merita. Hap një kapitull e mbyll dhe për atë kapitull ti je plotësisht anëtare dhe për atë kapitull ti je plotësisht pjesë e tavolinës”, tha ai.
Komente