Athina po bëhet gati për përballjen politike me Tiranën pas përmbylljes se negociatave teknike të anëtarësimit në 2027. Shefi i diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me qeverinë shqiptare, që përmban disa nga cështjet më të ndjeshme të axhendës dy palëshe si kufinjtë detarë, lidhshmëria dhe bashkëpunimi infrastrukturor –energjitik dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Udhërrëfyesi që do ti paraqitet ministres së jashtme Spiropali më 16 dhjetor në Athinë, rikthen bisedimet për cështjet e pazgjidhura mes dy shteteve, me në krye kufinjtë detare.
Në 2020, Shqipëria dhe Greqia ranë dakort që paraqisnin mosmarrëveshjen për delimitimin e zonave ekonomike detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ende kjo cështje ka mbëtur pezull.
Në vizitën e tij të fundit në Athinë në qershor të 2025, ish ministri I jashtëm Igli Hasani tha se qeveria shqiptare mbetet e hapur dhe plotësisht e angazhuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe që janë pezull. Në mënyrë që ato të adresohen në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
Ndërsa në Athinë konsiderohet se situata rajonale, veçanërisht projektet energjetike të Adriatikut dhe Mesdheut, po i japin çështjes një shtysë të re për zgjidhje.
Plani i ri I veprimit I kushton një vemendje të posacme integrimit europian të Shqipërisë. Ministri i jashtëm grek Gerapetritis i ka paraqitur homologëve në Bruksel qëllimin e vendit të tij për të ndërmarrë, në kuadër të presidencës greke, një iniciative që do të përshpejtonte rrugën e shteteve ballkanike drejt familjes europiane.
Athina merr presidencën e Bashkimit Europian në gjashtë mujorin e dytë të 2027, që përkon me objektivat e qeverisë shqiptare për mbylljen e të gjithë grupkapitujve të anëtarësimit, ose thënë ndryshe, mbylljen teknike të negociatave. Me pas topi do të jetë në fushen e Italisë, e cila do të udheheqe procesin e zgjerimit, në gjysmën e parë të 2028, kur me gjasë do të nisin edhe bisedimet politike të Shqipërisë me shtetet anëtare për të marrë mbështetjen e parlamenteve respektive.
Dhe këtu, hyn në lojë Roma dhe kryeministrja Meloni, e cila ka deklaruar se nese cështjet e mbetura pezull me Athinën do bëhen pengesë për anëtarësimin e Tiranës në familjen europiane, italia do te negocioje. Dhe te negociatat politike, ku vendet anetare diskutojne dhe ceshtjet individuale qe kane me shqiperine, rritet rreziku I nje tjeter rezistence te athines, qe mund te kthehen edhe ne kushte te saj para se ajo te miratoje futjen e shqiperise ne bashkimin europian
Komente