Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference për shtyp se nëse Bullgaria do të vijojë që të vendosë veton kundrejt Maqedonisë së Veriut sa i përket integrimit, qeveria shqiptare do të kërkojë ndarjen.

‘Jemi në një faze absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria. Kemi kërkuar një opinion nga qytetarët nëse ata do ta mbështesnin një qasje të re të politikës sonë të jashtme. Që do të thotë se nëse në fund të qeverisjes franceze, dmth 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm Bullgaria të vendos të bëjë veton, do të fillojmë që të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Është vendim me peshë në një natyrë strategjie.’- tha Rama.

Në lidhje me këtë proces, kreu i qeverisë tha se do të ketë edhe një konsultim me qytetarët, përmes nismës për Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë.

Megjithëse Bullgaria ishte nën presionin ndërkombëtar per te zhbllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sërish ato konfirmuan veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Madje i kërkoi zyrtarisht Shqipërisë që të shkëputet nga Maqedonia e Veriut, për procesin e Integrimit drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori i Bullgarise në BE, Rumen Aleksandrov, tha se Shqipëria duhet të vlerësohet e pavarur nga Maqedonia e Veriut, bazuar në arritjet e saj.