Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Várhelyi, në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama deklaroi se Bashkimi Europian e ka shumë seriozisht politikën e zgjerimit për Shqipërinë dhe se ka sjellë lajme të mira për të gjithë shqiptarët.

Në fjalën e tij ai theksoi se tashmë do kalohet tek segmenti i tretë, që ka të bëjë me planin ekonomik të investimeve, një plan që do të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e Rajonit për të kapur ritmin e BE.

Duke u ndalur tek investimet e BE-së, ai tha se plani fillestar është prej 9 miliardë euro dhe po diskutohet edhe për 20 miliardë euro të tjera.

Më tej, ai deklaroi se testi i vërtetë për Shqipërinë janë zgjedhjet. Komisioneri tha se është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur.

Pjesë nga fjala e Komisionerit:

Është kënaqësi që jam në Tiranë në fakt mikpritja ka qenë shumë e ngrohtë. Sapo erdha nga Kuvendi ku pata mundësinë të flisja në Kuvend ishte nder, tani pata mundësinë të flisja me Kryeministrin dhe kjo gjë për mua është nder. Unë kam sjellë lajme të mira dhe shpresoj që qytetarët do ta shohin si të mirë. Ne kemi ardhur në fund të rinovimit të politikës tonë të zgjerimit. Kur filluam punë si komision e bëmë të qartë e kemi me të vërtetë dhe do të vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe dëshirojmë të forcojmë punën po ashtu do ta bëjmë me politikën e zgjerimit sepse e kemi shumë seriozisht. Në fakt ne kemi mundur që të marrim dakordësinë për çeljen e negociatave.

Kalojmë tek segmenti i tretë i kësaj pune të madhe dhe kjo ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Plani duhet të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e Rajonit për të kapur ritmin e BE. Por patëm sfidën e Covidit kështu që ajo që bëmë ne ishte një në ndihmë të Ballkanit.

Ky është një plan që ne e kemi ndërtuar me vendet e Rajonit, jemi këtu t’ju dëgjojmë dhe ju kemi dëgjuar gjatë gjithë kohës, kemi biseduar me të gjitha vendet e Rajonit, na kanë ardhur idetë, që mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen e sa më shpejtë të rritjes ekonomike. Kemi përpiluar të gjithë këtë paketë dhe e kemi projektuar duke pasur parasysh faktin që duam të kemi një ndikim madhon në Rajon. Ne mund të ndryshojmë panoramën e të gjithë Rajonit në 4, 5 vitet e ardhshme.

9 miliardë euro për këtë plan, po bashkëpunojmë me partnerët europian, edhe me 20 miliardë euro në garanci. Pra, po flasim për një projekt madhor, një plan që do të mund të fokusohet tek lëmet e ekonomisë dhe kemi parë se pjesët më të dobëta kanë të bëjnë më transportin, infrastrukturën.

Kur flasim për transportin, rrugët që të mund të lidhin me Rajonin dhe vendet me njëra tjetrin. Po përpiqemi të punojmë për këto projekte. Në 4 ose 5 vitet panorama e Rajonit do të jetë ndryshe. Jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë.

Kemi një potencial të madh në Shqipëri, Shqipëria do të jap furnizimin e gazit në të gjithë Rajonin, kryeministri është i gatshëm. Në Shqipëri jemi të gatshëm të sjellim në

Jemi të gatshëm të flasim për korridoret blu, për gazsjellësin, jemi të gatshëm të për 2 hidrocentralin në vend. Të gjitha këto janë projekte madhore, investimi, që do të sjellin një ndryshim të madh që do të ndryshojnë klimën e investimeve në vend. Duam që klima e biznesit të jetë e garantuar, duam një gjyqësor të pavarur. Po ashtu, duhet investuar në kapitalin njerëzor,arsimimi dhe edukimi është kyç, jemi të gatshëm të krijojmë një program që të kemi aftësitë e duhura për brezin e të rinjve, aftësi për të cilat ka nevojë ekonomia, ne do të duhet të kalojmë sfidën e vetme të këtij rajoni që është largimi i trurit.

Ne përgëzuam kryeministrin për arritjet. Ka ende sfida, si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese. Vettingu është i rëndësishëm. Na duhet reformë e besueshme zgjedhore. Zgjedhjet do jenë testi

Kohët e fundit po shohim një historik, për ato operacionit madhore dhe po ashtu shohim se ka lëvizje në Gjykatën Kushtetuese, duhet të shikojmë që gjyqtarët e kushtetueses të jenë në punë dhe të bëjnë punën.

VERITAS.COM.AL