Kryeministri Edi Rama në prezantimin e raportit të GRECO-s, për luftën kundër korrupsionit, u është rikthyer kritikave të tij ndaj sistemit të drejtësisë dhe mënyrës së zhvillimit të intervistave në prokurori.

Sipas Ramës, proceset aktuale janë të vjetruara dhe duhet të modernizohen urgjentisht.

“Intervistat në prokuroritë speciale, nxirren si në kohën e gurit. Kjo është vënë në pah nga institucionet ndërkombëtare dhe duhet korrigjuar me urgjencë dhe ne do ta korrigjojmë patjetër duke mbështetur fuqimisht sistemin e drejtësisë.

SPAK-un, gjykatën dhe të gjitha institucionet e reja duke shprehur që do të bëhet realitet sistemi i menaxhimit digjital i të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor. Një projekt që ka një vonesë të palogjikshme. Uroj që Këshilli i lartë gjyqësor të mos e vonojë më, ne si qeveri kemi mbështetje për të realizuar këtë program.

Krijimi i një sistemi shtetëror të mirë ndërthurur ku paralelisht me luftën kundër korrupsionit garantohet liria, e drejta e publikut për të pasur transparencë, konkurrenca e lirë dhe të gjitha ato që e bëjnë një shtet demokratik dhe një demokraci funksionale të denjë për një t’u bashkuar një familje evropiane.

Dua të falënderoj ministren e shtetit për administratën publike dhe korrupsionin, falënderoj të gjithë skuadrën…Falënderoj padiskutim Këshillin e Europës, dhe kryenegociatoren tonë, ndjehemi të përndjekur 24 orë për të kryer detyrat që të arrijmë sa më shpejt të përfshihemi në atë familje”, tha ndër të tjera Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *