Kandidati i PD-së për deputet është shprehur i zhgënjyer pas rezultatit në qarkun e Vlorës ku PD mori vetëm 3 deputetë.

Duke folur për News24 Tahiri nuk ka bërë fajtor liderin e opozitës, Lulzim Basha për rezultatin; ndërsa u shpreh i bindur për ecuri të mëtejshme të PD-së.

Intervista:

Pyetje: Zoti Tahiri, a ndiheni i zhgënjyer për rezultatin në Vlorë?

Tahiri: Ndihem i zhgënjyer padyshim.

Pyetje: A e bëni fajtor zotin Basha?

Tahiri: Jo. Secili ka pjesën e tij të fajit. Koha do ta tregojë. Gjërat do ecin përpara. PD do ngrihet prapë.

Pyetje: Do vijoni ta mbështesni?

Tahiri: Unë jam i djathtë. Qëndrimi im është djathtas. Po të kisha dalë vetëm, do të isha në parlament. Marr shkas të them se edhe partia ku isha unë nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam. Uroj për mandatet e Elbasanit, por nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam. Kjo është ajo që çam lind, nuk bëhesh.

Veritas.com.al/