Irani ka qëlluar dhe ka rrëzuar gabimisht. Aeroplani u përplas të Mërkurën afër aeroportit të Teheranit me 176 pasagjerë në bord- raporton media Amerikane.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thanë se ata besojnë se aeroplani Boing 737-800 i kompanisë Ukrainian International Airlines Boeing 737-800është qëlluar nga një raketë.

Më parë Ukraina tha se po ekzaminonte nëse sulmi me raketë e rrëzoi aeroplanin- por Irani e përjashtoi këtë.

Përplasja ndodhi vetëm pak orë pasi Irani lëshoi raketa kundër dy bazave ajkore të forcave të Shteteve të Bashkuara në Irak.

CBS Neës duke cituar shërbimet e inteligjencies të Shteteve të Bashkuara, tha se janë zbuluar dy njolla me infra të kuqe të dy raketave, që u ndoq nga një tjetër njollë eksplozioni.

Në të njëjtën kohë, Newsweek ka cituar Pentagonin dhe zyrtarë të lartë të inteligjencies së Shteteve të Bashkuara, gjithashtu edhe zyrtarë të inteligjencies në Irak që thonë se ata besojnë se aeroplani është qëlluar nga raketa Tor e prodhuar në Rusi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ditën e Enjte tha se “unë kam dyshimet e mija”mni aeroplanin. “Dikush mund të ketë bërë gabim”, tha ai.

Veritas.com.al/