Irani po përballet me presion të ri para kërkesës për të dhënë përgjigje të plotë se çfarë ka ndodhur me aeroplanin e Ukrainës që ishte qëlluar mbi kryeqytetin e Iranit javën e e kaluar, me 176 pasagjerë në bord.
Ministrat nga pesë vendet që kanë humbur qytetarë të tyre në rrëzimin e aeroplanit, do të takohen në Londër pak më vonë për të kërkuar përgjigje.
Para takimit, ministri i jashtëm i Kanadasë tha se vendi mund “ta pësojë keq” për atë që ka ndodhur.
Irani ka thënë se avioni ishte rrëzuar nga një raketë e hedhur gabimisht.
Aeroplani që po fluturonte drejt kryeqytetit Kiev të Ukrainës, mbante shumë pasagjerë që vinin nga Kanadaja, u rrëzua mes përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Nuk kishte asnjë të mbijetuar nga 176 njerëzit që ndodheshin në bord.
Pak orë më parë, raketa iraniane ishin lëshuar mbi dy bazat ajrore të Shteteve të Bashkuara.
VERITAS.COM.AL/