Republika Islamike ka transmetuar imazhet e arrestimit dhe mbajtjes të marinsave që po kalonin tranzit nga Bahreni për në Kuvajt në 12 Janar. Duket sikur kjo është propaganda e rradhës që vjen nga Teherani. Ne janar, 10 pjestarë të marinës amerikane u arrestuan në mënyrë provokative me pretekstin që kishin shkelur ujrat iraniane në mënyrë të paligjshme. Marina amerikane reagoi nëpërmjet zëdhënësit Kevin Stephens duke e cilësuar mbajtjen e personelit si “skandaloze dhe të papranushme”.
“Personelit ynë ishte dashur të shoqërohej paqësisht jashtë ujrave të tyre territoriale dhe të ofronin asistencë teknike nëse kjo parandalonte ndonjë nga anijet të nisej menjëherë” vazhdon më tej Stephens.
Personeli i marinës është arrestuar nga Garda Revolucionare e Iranit kur anija e tyre hyri në ujrat iraniane në gjirin persik. Ekpertët legalë kanë thënë se sipas të drejtës ndërkombëtare, ky trajtim ka shkelur të drejtat e marinsave gjatë kalimit paqësor.
Ne funksionin e Sekretarit te Shtetit John Kerry është shprehur se “ne jemi të neveritur nga shfytëzimi i marinarëve tanë për propagandën e tyre”.
Arrestimi pothuajse prishi muaj të tërë negociatash të zyrtarëve të teheranit me SH.B.A për marrveshjen e programit bërthamor. Por vetëm disa orë pas lirimit të tyre, irani publikoi videon propaganduese të marinsave në paraburgim.
Endri ALLMUÇA Burimi/ Navy Times