Një avion që udhëtonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Izraelit u detyrua të devijonte drejt Arabisë Saudite, pasi në bord u raportua një përleshje fizike mes dy pilotëve.
Dyshohet se njëri prej pilotëve ka tentuar qëllimisht të rrëzonte avionin, me synimin për t’i dhënë fund jetës së tij. ai e drejtoi avionin menjëherë drejt tokës, por piloti i dytë ndërhyri dhe u përlesh me të, duke arritur të ndalonte zbritjen.
Në bordin e Boeing 737 ndodheshin rreth 150 pasagjerë izraelitë.
Gjatë fluturimit, pasagjerët dëgjuan të bërtitura që vinin nga kabina e pilotëve. Kur dera e kabinës u hap, ata panë gjak brenda saj. Sipas dëshmive të raportuara, njëri prej pilotëve ishte goditur me një thikë.
Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit ndërhynë për të ndaluar përleshjen.
Ndërkohë, avioni zbriti me shpejtësi dhe humbi rreth 17 mijë metra lartësi në pak më shumë se dy minuta. Më pas, ekuipazhi lëshoi sinjal emergjence dhe avioni u devijua drejt Arabisë Saudite.
Kapiteni i avionit ishte shtetas rus, ndërsa oficeri i parë ishte shtetas ukrainas./
Komente