
Të rinjtë e forumit Rinor Demokrat kanë ironizuar peticionin e nisur nga qeveria për reformën në drejtësi, duke ju referuar akuzave se në të pati vota fiktive.
Ata kanë firmosur në çadrat e ngritura peticionin “pro” vettingut duke vendosur emra të të dënuarve dhe zyrtarëve socialistë të cilët janë akuzuar nga opozita si të lidhur me krimin.
Mes tyre është ish-deputeti Mark Frroku, kryebashkiakët Artur Bushi e Artur Bardhi, persona të vënë nënë akuzë për vepra të ndryshme si Emiljano Shullazi, apo kreu i bandës së Durrësit i sapo liruar nga burgu, Lulzim Berisha.
Kjo është një simbolikë për të treguar se kush po e bën vettingun, sipas të rinjve të FRPD.
/Veritas.com.al/