Kandidatja e Bindjes Demokratike për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Valbona Mezini, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur për listat e PD-së.
Mezini tha se në lista janë futur persona që nuk janë të njohur dhe që nuk kanë kontibut në PD, por që sipas saj kanë derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit Lulzim Basha.
“Në ato lista kishte personazhe që nuk i kishte parë as pallati e as lagja, por që kishin derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit”, u shpreh ajo në emisionin “Bardh a Zi”.
Kandidatja e Bindjes Demokratike pretendon se kryetarët e partive politike marrin nga personat që fusin në lista deri në 300 apo 500 mijë euro.
“Ka pasur kandidatë për deputetë në 2017 që kur i lançonte kryetari nuk thoshte dot gjë përveçse është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj. Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma.
Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm. Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. ky vend bëhet dhe ka shqiptarë shumë të mirë në këtë vend.